- Nr. i dokumentit
- TETA-KSH-P-0.2
- Versioni
- 0.2
- Në fuqi nga
- 30.09.2026
Kushtet e Shërbimit për prindërit
Rezervimi i dadove të verifikuara përmes platformës Teta
Këto kushte zbatohen për çdo prind që krijon llogari dhe rezervon një dado përmes Teta. Duke krijuar llogarinë i pranon ato.
Neni 1 Roli i Teta
Teta lidh familjet me dado të verifikuara brenda 2 km dhe mbledh pagesën. Verifikimi pasqyron dokumentet në datën e kontrollit dhe nuk është garanci absolute.
Neni 2 Çmimi
Çmimin për orë e vendos çdo dado (nga €6,00 deri në €20,00) dhe e sheh para rezervimit. Plus: €1,00 tarifë rezervimi, minimumi 3 orë, +€1,00/orë pas 20:00, +€0,50/orë në fundjavë, +€1,00/orë për fëmijën e dytë dhe +€0,50/orë për çdo fëmijë tjetër. Totali tregohet para pagesës.
Neni 3 Rezervimi
Rezervohet së paku 3 orë para fillimit dhe deri në 30 ditë përpara; dadoja e pranon ose e refuzon kërkesën; nëse nuk pranohet, para-autorizimi lirohet.
Neni 4 Pagesa dhe fatura
Paguan me kartelë në aplikacion (para-autorizim); shuma arkëtohet pas përfundimit. Për çdo pagesë merr faturë me numër rendor te Profili → Faturat.
Neni 5 Anulimi
Falas deri 24 orë para fillimit; më vonë mbahet 50% e pagesës dhe pjesa tjetër kthehet në kartelë. Kërkesat ende të papranuara anulohen falas.
Neni 6 Angazhimi i drejtpërdrejtë
Nëse dëshiron ta angazhosh dadon jashtë Teta, paguan tarifën e angazhimit të drejtpërdrejtë (€150, ose €100 pas 20 rezervimeve). Pagesat private anashkaluese janë shkelje e kushteve.
Neni 7 Të dhënat personale
Përpunohen sipas Ligjit 06/L-082; letërnjoftimin e sheh vetëm ekipi i verifikimit; të dhënat e fëmijëve i jepen vetëm dados së rezervuar.
Neni 8 Pezullimi
Teta mund të pezullojë llogarinë për shkelje të rregullave, ankesë sigurie ose mashtrim, me të drejtë ankese me shkrim brenda 14 ditësh.
Neni 9 Ligji
Zbatohet ligji i Republikës së Kosovës, përfshirë Ligjin 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit; ankesat te Teta brenda 14 ditësh; kompetente është Gjykata Themelore në Prishtinë.
Neni 10 Kodi i Sjelljes për prindërit
- 10.1Paguaj vetëm në aplikacion; mos i ofro dados punë apo pagesa jashtë Teta.
- 10.2Jep informacion të saktë: numri dhe mosha e fëmijëve, alergjitë, nevojat e veçanta, adresa e saktë.
- 10.3Verifikimi i familjes: para rezervimit të parë dërgon letërnjoftimin (e sheh vetëm ekipi i Teta) dhe tregon nëse ka kafshë, duhan në shtëpi dhe një i rritur tjetër gjatë rezervimit; lë një kontakt emergjence.
- 10.4Respekto orarin: kthehu në kohë; çdo gjysmë ore shtesë faturohet automatikisht (15 minuta tolerancë).
- 10.5Shtëpi e sigurt: hiq rreziqet (ilaçe, kimikate, armë), trego daljet dhe ku ndodhet kutia e ndihmës së parë.
- 10.6Vetëm fëmijët e regjistruar: fëmijët e padeklaruar shtohen në rezervim nga dadoja dhe faturohen; pa detyra shtëpiake që s'janë në rezervim.
- 10.7Respekt dhe dinjitet: pa gjuhë fyese, ngacmim, alkool të tepruar apo kërkesa të papërshtatshme ndaj dados.
- 10.8Kamera në shtëpi: lejohen vetëm nëse i deklaron në rezervim; asnjëherë në banjo apo dhoma private.
- 10.9Transporti i dados: nëse rezervimi mbaron pas orës 22:00, siguro transport të sigurt deri në shtëpinë e saj.
- 10.10Dadoja ka të drejtë të largohet nëse ndihet e pasigurt; në atë rast rezervimi paguhet i plotë.
- 10.11Vlerësimet: të sinqerta dhe për rezervimin konkret. Edhe dadot vlerësojnë familjet.
- 10.12Raporto shqetësimet te Teta brenda 24 orësh; për rrezik të menjëhershëm thirr 112.